Kosova
Ambasada e Zvicrës: Faleminderit, Kosovë, për përkrahjen!
"Shteti zviceran është krenar për diversitetin e kombëtares, të cilën e përbëjnë futbollistë nga vende të ndryshme"
Sot, Ambasada e Zvicrës ka reaguar pas fitores së kombëtares së këtij shteti ndaj Francës me rezultat 5:4 pas penalltive, ku portieri Yann Sommer e mbrojti penalltinë e Kylian Mbappe.
Koha e rregullt e takimit përfundoi 3:3.
Në reagimin e Ambasadës thuhet se “shteti zviceran është krenar për diversitetin e kombëtares, të cilën e përbëjnë futbollistë nga vende të ndryshme”.
Titullarë në këtë ndeshje luajtën futbollistët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
E nga banka rezervë hyri edhe Admir Mehmeti, i cili ishte edhe njëri nga futbollistët që shënoi nga penalltia.
Ambasada përmendi edhe faktin që Granit Xhaka u shpall “Futbollist i ndeshjes”.
Me këtë rast u falënderua edhe Kosova për mbështetje.
“UEFA e shpërblen Granit Xhakën me çmimin `lojtari i ndeshjes`. Faleminderit, Kosovë, për përkrahjen!”
Ndërkaq në ndeshjen kundër Turqisë ishte Xherdan Shaqiri ai i cili shënoi dy herë, duke ia mundësuar Zvicrës kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Ndeshjen e radhës skuadra e Vladimir Petkoviq do ta ketë të premtën, ku në çerekfinale do të luajë me Spanjën.
Në çerekfinale nuk do të luajë Granit Xhaka, për shkak të kartonëve.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana











