Lajme
Bie vlera e arit, niveli më i ulët që nga 2016-a
Çmimi i arit është ulur në 6.9 për qind gjatë këtij muaji, më së shumti që nga nëntori i vitit 2016
Vlera e arit është duke pësuar rënien më të madhe mujore që nga viti 2016.
Kjo rënie ka ardhur pas shtrëngimit të politikave nga Rezerva Federale, gjë që ka ndikuar në çmimin e arit, në 1,800 dollarë për ons [28.34 gram].
Rritja rekorde e stoqeve amerikane dhe rritja e dollarit, gjithashtu ka rënduar edhe metalin e çmuar. Investitorët po vlerësojnë edhe kufizimet e reja të udhëtimit në Evropë mes shqetësimeve rreth variantit Delta të COVID-19.
Zyrtarët e Rezervës Federale që u takuan në qershor iu përgjigjën rreziqeve në rritje të inflacionit, duke tërhequr rritjen e normës së interesit.
“Ari ka filluar të gjejë mbështetje në nivelin 1,775 dollarë. Ne kemi filluar të shohim investitorë që kthehen përsëri në metale”, tha John Feeney, menaxher i zhvillimit të biznesit në Guardian Gold Australia.
Çmimi i arit është ulur në 6.9 për qind gjatë këtij muaji, më së shumti që nga nëntori i vitit 2016.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












