Shqipëria
Shtatë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Shqipëri. Nga 2907 testime te kryera, janë regjistruar 7 raste të reja dhe 4 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127, raportojnë mediat në Tiranë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në gjithë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale














