Lajme
Pasaporta e BE-së për vaksinat, me probleme
“Kjo pasaportë digjitale nuk përmban numrin e serisë së substancës aktive të vaksinuar, ku është kryer vaksinimi, ose kush e ka kryer vaksinimin”.
Certifikata digjitale e BE-së për vaksinimin premton liri më të sigurt të lëvizjes, si brenda Gjermanisë, ashtu edhe përtej kufijve të saj këtë verë.
Ndërsa politikanët kanë qenë të shpejtë për të marrë meritat për shpërndarjen e certifikatave nga e enjtja, ekspertët nga firma gjermane e sigurisë GData Cyber Defense kanë zbuluar një numër dobësish, duke përfshirë rrezikun e falsifikimit.
Thomas Siebert, kreu i teknologjive të mbrojtjes në GData me bazë në Bochum, tha se kjo nuk ishte për shkak të mungesës së teknologjisë, por për shkak të shpejtësisë së zbatimit të pasaportës.
“Të qenit në gjendje të paraqitni një zgjidhje të shpejtë para fillimit të sezonit të festave ishte pa dyshim më e rëndësishme sesa një zgjidhje që ishte e sigurt që nga fillimi”, tha Siebert për Deutsche Welle, përcjell Albinfo.ch.
Lista e mangësive
Ekipi i sigurisë në GData ka zbuluar se dobësitë fillojnë me transferimin e të dhënave nga broshura e vaksinimit.
“Kjo pasaportë digjitale nuk përmban numrin e serisë së substancës aktive të vaksinuar, ku është kryer vaksinimi, ose kush e ka kryer vaksinimin”.
Përveç kësaj, kur certifikata e vaksinimit krijohet në një farmaci, shënimet nuk kontrollohen për saktësi. Ekipi i GData hasi në një datë të gabuar të vaksinimit të dytë nga një farmaci. Data e vaksinimit të parë u fut për herë të dytë.
Robert Koch, i vaksinuar dy herë?
Një e metë tjetër është se nënshkrimi digjital mbetet i pakontrolluar. Ekipi i sigurisë ishte në gjendje të “kthente pandeminë e coronavirusit në shekullin XIX dhe të siguronte një certifikatë të rreme vaksinimi digjital për një person i cili kishte lindur në 1843”.
Ata krijuan një identitet me emrin e mikrobiologut të famshëm gjerman dhe fituesit të Çmimit Nobel Robert Koch. Vaksinimi i Robert Koch-it të rremë do të kishte ndodhur më 1890.
Por, siç theksoi Siebert, “aplikacioni paralajmërues i coronavirusit e pranoi këtë certifikatë vaksinimi pa ankesë”.
Ndërsa pritja minimale që pasaporta të jetë e vlefshme është dy javë pas dorëzimit të vaksinës përfundimtare, aplikacioni nuk kishte asnjë problem të pranonte datën e dozës së fundit të pretenduar të Koch.
“Me certifikatën tonë të vaksinimit, periudha e pritjes ishte mbi 130 vjet”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










