Kosova
260 mijë e 955 doza të vaksinës janë dhënë deri tani në Kosovë
260 mijë e 955 vaksina kundër COVID-19 janë dhënë deri tani në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit në vend janë dhënë 6 mijë e 361 vaksina.
Ndërsa, deri tani mbi 67 mijë persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që ndonëse janë bërë gati 1 muaj që nga fillimi i realizimit të planit për vaksinim masiv, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që nuk po vaksinon një numër të madh të qytetarëve.
Ndërsa, nga kjo e fundit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominojë në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të situatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë veten, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë”, është thënë nga kjo ministri.
E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët











