Kosova
Mbi 800 qytetarë të Deçanit dyshohet që janë helmuar nga uji qëllimshëm
Me qindra qytetarë të komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se 884 qytetarë që nga e shtuna e deri më sot kanë kërkuar ndihmë në QKMF dhe që kanë qenë me simptoma të njëjta.
“Deri tash janë afro 884 pacientë që kanë simptoma të njëjta. Intensiteti i pacientëve në ditën e sotme është në rënie e sipër”, ka thënë Ramosaj.
Ai ka shtuar se vetëm ditën e shtunë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 164 pacientë, që fillimisht është dyshuar që është sëmundje virale sezonale, mirëpo gjatë mbrëmjes fluksi është rritur dhe dyshimi ka qenë se është nga uji i pijes, shkruan Telegrafi.
“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret. Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë. Rezultatet kanë dalë që kimikisht nuk ka probleme me ujë të pijes është i përdorshëm, por po i presim analizat biologjike që do të na jepin një rezultat më të saktë”, ka thënë Ramosaj.
Ai ka shtuar se nëse vërtetohet që ky helmim ka ardhur si rezultat i ujit të pijes, atëherë do të merren masa ligjore ndaj ujësjellësit.
“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet për raste të tilla, që na kanë bërë të dyshojmë që këto mund të jenë të qëllimshme dhe kjo le të mbetet në kompetencë të prokurorisë që të vërtetojë”, u shpreh Ramosaj.
E-Diaspora
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën, me kërkesë të...
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
Jeta në Zvicër
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra? Të premten organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit hodhi themelet formale për një largim teorik nga selia...
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave
-
Mbyllet tuneli Gotthard si pasojë e një aksidenti: Pritjet si pasojë e kolonës, deri në një orë
-
Pse kaq shumë organizata sportive ndërkombëtare kanë bazën në Zvicër?
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë