Lajme
A ndikuan ndryshimet klimatike në reshjet e stuhitë e fundit në Evropë?
Reshjet e shumta në të gjithë Europën perëndimore kanë bërë që lumenjtë kryesorë të dalin nga shtretërit e tyre
Nga përmbytjet që sollën reshjet e mëdha të shiut në Gjermani, qindra njerëz kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë zhdukur.
Përmbytje këtë javë janë raportuar dhe në Belgjikë, Holandë, Francë dhe Zvicër. Pjesë të Londrës po ashtu u përmbyten nga shirat e fuqishëm.
Ndërsa Europa dhe Amerika po përballen me mot të paqëndrueshëm, shkencëtarët e klimës po shqetësohen gjithnjë për situatën e viteve të ardhshme.
Si po ndikojnë ndryshimet klimatike te përmbytjet?
Për shkak të modeleve të motit të shkaktuara nga ndryshimi i klimës globale, mundësitë për përmbytje janë rritur ndjeshëm. Ndryshimet në gjeografinë e tokës gjithashtu kanë një rol te përmbytjet, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Me disa bimësi dhe barriera të tjera tokësore që prishen si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe motit të çuditshëm, shumë nga masat natyrore parandaluese kundër përmbytjeve nuk ekzistojnë më.
Dëshmitë sugjerojnë se temperaturat rriten me një shpejtësi më të lartë mbi Ekuatorin, domethënë vendet në Hemisferën Veriore, të tilla si Amerika dhe Britania e Madhe, ka të ngjarë të përjetojnë ndryshime më të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje













