Kosova
Kosovë: Paralajmërohet valë e re e Covid-19
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në deklarata për mediat në Kosovë ka thënë se e vetmja mënyrë që të shmanget mbyllja e vendit është që të vaksinohen qytetarët kundër koronavirusit
“Është e mundshme të paraqitet edhe një valë e re e infeksioneve sikurse kjo që është e pranishme në këtë periudhë, prandaj do të duhej të bëhet vaksinimi sa më masiv. Vala e cila do të vijë do të jetë me gjasë me një intensitet më të ulët në kuptimin e pacientëve të shtrirë dhe humbjen e jetëve të pacientëve”, deklaroi Vishaj.
Ndërkaq, ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve nga Coronavirus në Kosovë, sipas tij, arsyeja pse kjo po ndodh është ardhja e mërgatës në Kosovë.
“Këto ditët e fundit në Evropë është paraqitur forma e COVID-19 ‘Delta’, e cila është me një numër shumë më të madh në Britani, prandaj rritja e numrit të pacientëve në botën perëndimore mund të sjellë edhe rritje te ne, veçanërisht tash me ardhjen e mërgatës”, theksoi drejtori i Infektivës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar












