Lajme
Gjermania mund të vendosë kufizime për të pavaksinuarit
Shefi kabinetit të kancelares gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se mund të bëhet e nevojshme të vendosen kufizime për qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, nëse vazhdojnë të shtohen rastet e reja.
Por Helge Braun, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, pohoi se nuk parashikohet një tjetër mbyllje në Gjermani.
Braun deklaroi se personat e pavaksinuar mund të mos lejohen në restorante, kinema dhe stadiume, ndërsa shtoi se vaksinimi përbën rëndësi në mbrojtjen kundër rasteve të rënda të virusit dhe se “ata që janë të vaksinuar do të kenë më shumë liri”.
Sipas Braun, ligjshmëria e këtyre politikave qëndron pas faktit se “shteti ka përgjegjësinë të mbrojë shëndetin e qytetarëve”.
Numri i personave që paraqiten për t’u vaksinuar ka rënë ndjeshëm, çështje e cila ka hapur diskutime të shumta mbi mënyrën se si mund të inkurajohen qytetarët që nuk janë vaksinuar ende.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














