Lajme
Gjermania vendosi: Nga e diela, testet e hyrjes bëhen të detyrueshme
Të gjithë njerëzit mbi dymbëdhjetë vjeç, kur të hyjnë në Gjermani duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit, të kenë dëshmi se janë vaksinuar ose se janë shëruar
Ashtu sikurse ishte pritur, Qeveria Gjermane sot ka miratuar vendimin me të cilin e bën të detyrueshëm pasjen e testit negativ për të gjithë ata që hyjnë në territorin gjerman nga jashtë.
Kështu, duke filluar nga e diela, të gjithë njerëzit mbi dymbëdhjetë vjeç, kur të hyjnë në Gjermani duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit, të kenë dëshmi se janë vaksinuar ose se janë shëruar nga koronavirusi, shkruan srf.ch.
Kjo rregullore deri më tani zbatohej vetëm për udhëtarët që hynin në Gjermani përmes rrugës ajrore ndërsa tani e tutje ajo zbatohet edhe për hyrjen me makinë ose me tren, transmeton albinfo.ch. Kabineti Federal ka miratuar të premten (sot) këtë urdhëresë të bërë nga Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn.
Qëllimi i saj është që të ulet sa më shumë që të jetë e mundur hyrja e infeksioneve shtesë në Gjermani.
Ndërkaq, rregullore të veçanta do të vlejnë për punëtorët ndërkufitar si dhe për udhëtimet e shkurtra në trafikun ndërkufitar me qëndrim më pak se 24 orë në Gjermani. Për këta persona, detyrimi për të treguar testin negativ zbatohet vetëm kur ata vijnë në Gjermani nga një zonë me rrezik të lartë, zonë të ndonjë varianti të ri , shqetësues,të virusit ose nga ajri.
Infektimet me virusin Corona, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimit, kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani, ka njoftuar Instituti Robert Koch (RKI), shkruan dw.de.
Sipas raportit të fundit për situatën, Spanja, Turqia dhe Holanda janë ndër vendet prej nga kthehen më së shumti persona të infektuar. Pasojnë Kroacia dhe Greqia. Por numri më i madh i infektimeve vazhdon të ndodhë brenda Gjermanisë, thonë autoritetet e RKI, përcjell albinfo.ch. Fjala është për të paktën 81 për qind të personave të infektuar.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












