Autotech
Prodhimi i veturës elektrike Audi A6 E-Tron, gjatë vitit të ardhshëm
Koncepti i Audi A6 E-Tron është prezantuar në panairin e veturave në Shangai, kurse modeli elektrik i Audi ka zgjuar interesim të madh, e pjesërisht për shkak të informacionit të dhënë se me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkohen 700 kilometra.
Në komunikatat e fundit për media, menaxhmenti i Audi ka bërë të ditur se prodhimi serik i modelit elektrik të A6 E-Tron do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, e në mënyrë paralele me të, edhe modelin tjetër elektrik Q6 E-Tron.
Që të dy këto modele janë të bazuara në platformën që është zhvilluar bashkërisht nga Audi dhe Porsche. Pritet që Audi së shpejti të zbulojë edhe detaje të versionit serik. Deri më tani dihet që koncepti i A6 E-Tron e vënë në lëvizje dy elektromotorë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë mbi 470 kuaj-fuqi.
E sipas standardeve të WLTP, sa i përket kapacitetit të baterisë (100 kWh) do të jetë e mjaftueshme për kalimin e 700 kilometrave, arrihet mbushja e baterisë për 300 kilometra vozitje në vetëm 10 minuta.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Sukses dhe kaos: 29,000 gjoba në Birsfelden po japin efekt Komuna është e kënaqur me sistemin e ri të trafikut, të cilin e prezantoi në shtator... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase














