Shqipëria
Shqipëria fiton 164 mln euro nga tregtia me Kosovën
Sipas INSTAT, Shqipëria realizon rreth 10% të shkëmbimeve tregtare me rajonin dhe partner kryesor ka Kosovën, me 220 milionë euro eksporte në vit, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Kosova, kemi një bilanc pozitiv me 164 milionë euro më shumë, ndërsa nga Serbia marrim më shumë mall dhe bilanci është negativ me 134 milionë euro më pak.
Thuhet se raportet e afërta dhe një sërë marrëveshjesh mes qeverive Shqipëri-Kosovë kanë sjellë avantazhe ekonomike që pasqyrohen edhe në shifra me materialet e ndërtimit, metalet, lëndët djegëse e ushqime që shkëmbejmë. Nga ana tjetër, Serbia sjell në Shqipëri ushqime, pije, duhan, minerale, materiale ndërtimi e metale.
Ndërkohë, me Maqedoninë e Veriut import-eksportet janë në balancë.
Pakti i mini-Shengenit me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë pritet të sjellë ndryshime në hartën e import-eksporteve, duke krijuar disavantazhe për Kosovën, e cila nuk pranon të bëhet palë.
Për strategjinë Open Balkan, tri shtetet kanë bërë marrëveshje për lehtësimin e import-eksportit të mallrave, qarkullimin e lirë në tregun e punës dhe ndihmës së shpejtë në raste fatkeqësish natyrore.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












