Lajme
Kosova dhe rreziku nga tërmetet
Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka deklaruar se në të ardhmen Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit.
Ai ka treguar se gjatë javës së kaluar, Kosova është goditur nga 7-8 tërmete, me shkallë të ndryshme të rihterit.
“Kjo tregon se në të kaluarën por edhe tani Kosova mund të goditet me një magnitudë prej 6.3 shkallë të rihterit, shqetësimi i qytetarëve është krijuar sepse të gjithë e dinë se një dekadë pasluftës kanë qenë disa ndërtime të kryera në mënyrë të egër, pa respektuar kriterin e ndërtimit”, ka thënë ai në KTV.
Ndryshe, gjatë së dielës në Kosovë janë ndjerë lëkundje të lehta toke.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona përreth.
E-Diaspora
-
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i Lugina’s Day 2026... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës
Jeta në Zvicër
-
Berna ashpërson rregullat e shërbimit ushtarak Të rinjtë me shtetësi zvicerane dhe franceze mund të mos jenë më në gjendje të shmangin... -
Shifrat në aeroportet evropiane: Bien fluturimet në Zvicër, rriten në Shqipëri e Maqedoni -
Ticino mund të bëjë histori: Zvicra drejt sigurimit të parë të detyrueshëm dentar -
Pronarja e lokalit përballet me akuza të reja pas tragjedisë që tronditi Zvicrën -
Zjarri e bën të pabanueshme një qendër azili në Graubünden















