Lajme
Banorët largohen nga shtëpitë pas zjarreve kërcënuese në Shqipëri
Situata e zjarreve në Shqipëri shënoi një kthesë tragjike kur iu afrua papritur zonave të banuara në tri fshatra të Lunxherisë, pasi humbi jetën një 64-vjeçar, i cili vdiq në përpjekje për të shuar flakët në shtëpinë e tij në fshatin Asim Zeneli.
Top Channel raporton se me qindra hektarë janë djegur gjatë natës. Në masivin e Glinës me pisha, flakët kanë qenë mbi 10 metra lartësi dhe ka qenë e pamundur për zjarrfikësit që të organizohen.
Përballja me flakët ka qenë deri në orët e para të mëngjesit dhe zjarri ka detyruar banorët e fshatit Arshi Lengo gjatë mbrëmjes të lënë banesat e tyre, sepse flakët po zbrisnin me shpejtësi përmes një masivi me pisha, i cili u shkrumbua thuajse plotësisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së Djem dhe vajza nga diaspora morën pjesë në kampet zhvillimore të FFK-së, ndërsa më të dalluarit... -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë













