Lajme
Delta po kërcënon vaksinimin
Në SHBA po infektohen shumë të vaksinuar që kanë ngarkesën virale si ata pa asnjë dozë
Përhapja e variantit Delta duket se po kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve infektive CDC ka publikuar së fundmi se në testet e kryera gjatë periudhës 3-17 korrik tek banorët në Masacusets, ku pati një shpërthim u zbulua se 75% e njerëzve të infektuar ishin të vaksinuar.
Por ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se e njëjta ngarkesë virale u zbulua midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve që zhvillojnë infeksionin. Në thelb, vaksinimi, ndonëse mbetet shumë mbrojtës, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ndalur përhapjen e variantit Delta.
Gjetjet mbështesin pretendimet se njerëzit e vaksinuar po luajnë një rol në valën verore të infeksioneve nga varianti Delta dhe e kanë shtyrë CDC-në të kthehet në rekomandimin që edhe personat e vaksinuar të mbajnë maska në ambientet e brendshme. Vendim, i cili mbetet në fuqi edhe në vendin tonë, ku është hequr si masë përdorimi i maskës në ambiente të jashtëm, por kurrsesi për ambientet e mbyllura, por askush nuk e respekton.
Disa ditë më parë, edhe profesori Anthony Fauci, konsulent imunolog i presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se varianti Delta mund të shkaktojë të njëjtin nivel virusi te pozitivët, qofshin të vaksinuar apo të pavaksinuar. Gjetjet e këtij studimi çojnë në konkluzionin vaksinimi tani ka të bëjë vetëm me mbrojtjen personale, mbrojtjen nga sëmundjet serioze. Imuniteti i tufës nuk është i rëndësishëm, pasi ka dëshmi të shumta të infeksioneve edhe te të vaksinuarit, madje edhe me vaksina që ofronin mbrojtje të lartë.
OBSH insiston në thirrjet e saj për të rritur numrin e të vaksinuarve në mënyrë që të dobësohet virusi dhe të mos i jepet kohë për të pësuar mutacione të tjera që, sipas ekspertëve pritet të jenë më agresive. Një i prekur me mutacionin Delta i vaksinuar ose jo mund të infektojë deri 10 persona të tjerë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












