Lajme
Belgjikë: Shtatë viktima “të vaksinuara plotësisht” nga COVID-19
Në Belgjikë janë raportuar shtatë fatalitete në një shtëpi të moshuarish nga varianti kolumbian i COVID-19
Ekipi i virologjisë zbuloi nga testet e së premtes së 6 korrikut, se të shtatë viktimat ishin të vaksinuar plotësisht.
Varianti kolumbian i COVID-19, ose B.1.621, është zbuluar javët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), por rastet e raportuara në Evropë ishin të rralla.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rendit prejardhjen B1.621 si një komponent i variantit Kappa të coronavirus-it, por jo si një variant në vetvete, sipas Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Shëndetit Publik në Angli (PHE), vaksinat kundër COVID-19 janë “më pak efektive” kundër këtij varianti të zbuluar në Kolumbi.
Sipas PHE-së, ky variant kishte treguar shenja të shmangies së përgjigjes imune nga vaksinat ose infeksioni i mëparshëm.
Shtatë personat që vdiqën nga varianti kolumbian në shtëpinë e pleqve në Zaventem, Belgjikë, pranë Brukselit, ishin të gjithë në të 80-at apo 90-at e tyre.
Disa prej tyre ishin tashmë në gjendje të keqe fizike, sipas Marc Van Ranst, një virolog në Universitet të Leuven-it, i cili kreu teste mbi llojin e gjetur në shtëpinë e pleqve.
“Është shqetësuese”, tha Van Ranst, duke iu referuar vdekjeve të banorëve pavarësisht se ishin vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Shkencëtarët, tani për tani, nuk janë të sigurt nëse varianti kolumbian është më i transmetueshëm se variantet e tjera, tha virologu.
Sipas tij, varianti aktualisht përbën më pak se 1% të rasteve të njohura të COVID-19 në Belgjikë, krahasuar me 2% në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Van Ranst, varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, është varianti dominues i coronavirus-it në Belgjikë, që përbën afërsisht 95% të infeksioneve, i ndjekur nga Alpha, i cili më parë ishte dominues në Britani.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












