Lajme
Franca nis kërkimin e dëshmisë së vaksinimit për hyrje në restorante e trena
Qytetarëve në Francë tani po u kërkohen kodet që dëshmojnë se kanë pasaporta speciale virusi për të hyrë në restorante, kafene dhe trena në mbarë vendin.
Masa është pjesë e planit qeveritar për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen dhe të ulet shkalla e infektimeve me koronavirus në kohën kur varianti Delta po dëshmohet se ka shkallë më të lartë ngjitëse dhe simptoma më serioze krahasuar me versionet e mëhershme të virusit që shkakton sëmundjen COVID-19, transmeton AP përcjell Albinfo.ch.
Në Francë ka pasur protesta kundër pasaportave të gjelbra, por autoritetet kanë pasur mbështetjen e vendosur të presidentit Emmanuel Macron, i cili mendon se vetëm kështu mund t’i priten këmbët koronavirusit.
Edhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian nuk e kanë përjashtuar mundësinë e nxjerrjes së dokumenteve që dëshmojnë se qytetarët janë të vaksinuar.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











