Lajme
Studiuesit nga Bazeli zbulojnë metodën për të nxirë lëkurën pa u rrezitur
Është fjala për një përbërës aktiv që e bën lëkurën më të errët. Kjo mund të zëvendësojë kremin kundër diellit dhe të mbrojë kundër kancerit të lëkurës
Ata që kanë lëkurë me ngjyrë të çelët, e njohin problemin: Në ditët me diell, këta njerëz marrin djegie nga dielli më shpejt se të tjerët. Prandaj, rreziku nga kanceri i lëkurës është rritur tek njerëzit me lëkurë të bardhë, shkruan srf.ch.
Por, studiuesit në Spitalin Universitar të Bazelit tani kanë zbuluar një mekanizëm për ndryshimin e tonit të lëkurës, transmeton albinfo.ch.
Elisabeth Roider, Mjeke e Lartë në Spitalin Universitar thotë: “Në eksperimentet që kemi zhvilluar ne ishim në gjendje të transformonim llojet e lëkurës nga njerëzit me lëkurë shumë të çelët, flokë bjonde dhe sy blu në lloje të lëkurës krejtësisht tjera, gjegjësisht jashtëzakonisht të errëta sikur te njerëzit nga Afrika”.
Një frenues enzimash, i cili shkakton prodhimin e melaninës, është përgjegjës për këtë ndryshim. “Në varësi të sasisë së melaninës që ka personi, lëkura e tij bëhet më e bardhë ose më e errët,” vazhdon Roider.
Studiuesit në Spitalin Universitar të Bazelit, në bashkëpunim me kolegët nga Universiteti i Harvardit, kanë arritur të rrisin ose zvogëlojnë prodhimin e melaninës duke përdorur frenuesit përgjegjës të enzimës.
Frenuesit e enzimave si mbrojtje nga dielli
Roider sheh mundësi të gjera të përdorimit të metodës së re, përcjell albinfo.ch. Një ditë do të mund të trajtohen njerëzit me shenja të kuqe (të ashtuquajtura shenja “zjarri”) ose njolla të bardha në lëkurë (vitiligo).
Është gjithashtu e imagjinueshme që lëkura e ndritshme e njerëzve të bëhet më e errët gjatë verës, në mënyrë që ata të mbrohen më mirë nga rrezatimi i dëmshëm UV.
Megjithatë, ka ende pyetje pa përgjigje. Testet kanë treguar se efekti zvogëlohet pas rreth dy deri në ti javë, kështu që lëkura bëhet përsëri më e ndritshme, transmeton albinfo.ch. Kjo ngre pyetjen e efikasitetit të terapisë, thotë Roider.
Mbetet gjithashtu e paqartë nëse pacientët e trajtuar zhvillojnë një reaksion alergjik ndaj rritjes së nivelit të melaninës. Të gjitha këto janë pyetje për të cilat duhet gjetur përgjigje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”












