Kosova
Kosovarët në Afganistan kërkojnë ndihmë për evakuim
Kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli
Mësohet se shtetas të Kosovës të cilët jetojnë e punojnë aktualisht në Afganistan kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Pacollit, Naim Mureseli.
Ai tha se, përveç kosovarëve ndihmë për evakuim kanë kërkuar edhe shtetas të vendeve të tjera ndërsa, tha se Pacolli e ka ofruar aeroplanin e tij privat për ndihmë.
“Mund të konfirmoj se z. Pacolli ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar, dhe ka ofruar aeroplanin e tij privat”, ka thënë ai.
Sot gjatë ditës, Qeveria e Kosovës dhe Presidenca kanë publikuar numrat emergjent për të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë në Afganistan për t`u lajmëruar për evakuim.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes Pas temperaturave historike në Evropën Perëndimore, vala e të nxehtit po godet tashmë Gjermaninë, Poloninë, Çekinë... -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003?














