Shkurt.at
Vjenë: Personave të pavaksinuar pritet t’u ndalohet hyrja në lokale
Cilido që dëshiron të shkojë në lokale, duhet të jetë i vaksinuar, pavarësisht a shkon në restorant, pub apo diskotekë
Këshilltari i Shëndetësisë për qytetin e Vjenës, Peter Hacker, ka paralajmëruar që shumë shpejt në Vjenë mund të zbatohet rregullorja, e cila personave të pavaksinuar do t’u ndalohet hyrja në të gjitha lokalet, ambientet argëtuese dhe sportive.
Cilido që dëshiron të shkojë në lokale, duhet të jetë i vaksinuar, pavarësisht a shkon në restorant, pub apo diskotekë. Po ashtu edhe në kinema, teatër apo në aktivitete sportive, personat duhet të jenë të vaksinuar, ka thënë ai, raportin heute.at.
Nga rregullorja 3G (i testuar, apo i shëruar, apo i vaksinuar) duhet të mbetet në fuqi vetëm 1G – i vaksinuar. “Të pavaksinuarit nuk duhet të kenë kontakte me persona të tjerë”, ka thënë eksperti i shëndetësisë për qytetin e Vjenës, transmeton albinfo.at.
Ndërkohë, bazuar në një intervistë të dhënë për oe24.at, Hacker ka deklaruar se “gjithçka do të vendoset varësisht prej goditjes së valës së katërt të virusit”. Tutje, ai ka shtuar se është koha për të folur hapur. “ Unë besoj se kjo duhet të diskutohet hapur. Ashtu si në shkollë, herët a vonë do të ketë dallime midis atyre që janë vaksinuar dhe atyre që nuk janë vaksinuar”, thotë Hacker, përcjell albinfo.at.
Hacker nuk dëshiron të jetë pesimist dhe beson se shumë njerëz pas pushimeve do të vazhdojnë të vaksinohen përsëri.
Edhe ministri i Shëndetësisë ndryshon mendje
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein, deri dy ditë më parë ishte kundër kësaj ideje për shkak se kjo, sipas tij, do të mund të ndajë “grupet shoqërore”. Mirëpo duke e parë rritjen e numrit të të infektuarve, ai pas 48 orëve ka ndryshuar mendje.
Mückstein thotë: “Rregulli 1G ( i vaksinuar) tani është i imagjinueshëm. Në “ZiB” të martën në mbrëmje ai tha: “Unë besoj se, para se situata të bëhet gjithnjë e më e pasigurt në vjeshtë, ne do të duhet të flasim për 1G. Me siguri mund ta imagjinoj që kjo rregullore të hyjë në fuqi jo vetëm në Vjenë, por në gjithë Austrinë, duke filluar nga muaj tetor”, ka thënë ministri Mückstein.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër











