Lajme
Studimi britanik: Efekti i vaksinave bie brenda tre muajsh
Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë më pak efektive ndaj variantit Delta të COVID-19, tre muaj pas injektimit.
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah se 90 ditë pas injektimit të dy dozave të vaksinave efektshmëria ndaj variantit Delta ra 75% te ata që kishin marrë Pfizer dhe 61% te ata që kishin marrë AstraZeneca.
Këto dy vaksina kishin efektshmëri 93% dhe 71% dy javë pas marrjes së të dyja dozave.
Studimi ka nxjerrë në pah se rënia e efektshmërisë ishte më e dallueshme në moshën mbi 35 vjeç.
Gjithsesi ekspertët thonë se vaksinat mbeten efektive ndaj shumicës së varianteve të COVID-19.
“Dy vaksinat vijojnë të japin mbrojtje të mirë ndaj infeksionit me Delta”, theksohet në studim.
Studimi u krye nga Universiteti i Oxfordit dhe Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe.
Objekti i studimit ishte analiza e të dhënave mes dy periudhave nën pandemi, me variantin Alfa dhe Delta të virusit.
Asnjëra nga vaksinat nuk u pa të ishte aq efektive kundër variantit Alfa, që u pikas për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2020.
Studiuesit gjithashtu thanë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për vaksinën Moderna, e cila parashikon vetëm një dozë. Studimi gjithsesi thotë se kundër variantit Delta “një dozë e kësaj vaksine ka efektivitet të ngjashëm ose pak më të madh se një dozë e vetme e vaksinave të tjera”.
Hulumtuesit nuk mundën të parashikonin se sa shpejt mund të bjerë mbrojtja nga infeksioni me kalimin e kohës.
Përfundimi i këtij studimi mbështet thirrjet për një dozë shtesë ndaj atyre që janë vaksinuar më parë me dy doza.
Të mërkurën, SHBA tha se do t’u jepte dozë tjetër Pfizer apo Moderna atyre që ishin vaksinuar më parë, kjo me një periudhë prej 8 muajsh kohë.
Izraeli ka nisur ndërkohë t’i vaksinojë me një dozë të tretë grup-moshat mbi 50 vjeç.
OBSH ka qortuar ngutjen e shteteve për t’u dhënë një dozë të tretë popullsive ndërkohë që shtete të tjera që nuk kanë pasur qasje në kohë me vaksinat kanë mbetur prapa me injeksionet dhe kanë miliona njerëz që nuk kanë marrë asnjë dozë.
Deri më sot, sipas “Our World in Data” rreth 32% e botës ka marrë një dozë vaksine anti-COVID./Euronews
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












