Lajme
Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles
Gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan janë në rrezik jete. Këtë e tregon edhe rasti i vrasjes së familjarit të një gazetari të Deutsche Welle-s
Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Talibanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit arritën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.
Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg, e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë. “Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul, edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”
Thirrje qeverisë gjermane
Këtë e bëjnë të qartë ngjarjet e javëve të fundit. Talibanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të Deutsche Welles. Kolegë nga media të tjera janë vrarë ose rrëmbyer. Nematullah Hemat nga televizioni privat, Ghargasht, me gjasë është rrëmbyer nga talibanët, Toofan Omar, drejtues i radios private, Paktia Ghag Radio, sipas të dhënave të autoriteteve është vrarë qëllimisht. Dy burra, me gjasë luftëtarë talibanë, vranë në rrugë në Xhalalbad edhe përkthyesin Amdadullah Ahmdard që punonte për mediat gjermane.
Deutsche Welle bashkë me media të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane në një letër të hapur, të ngrenë një program emergjence vizash për punonjëset e punonjësit afganë të medias. Edhe Shoqata e Gazetarëve Gjermanë, DJV ka kërkuar veprim të shpejtë të qeverisë gjermane. “Gjermania nuk duhet të shohë pa vepruar, se si kolegët tanë përndiqen apo vriten”, është shprehur kreu i DJV, Frank Überall.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, u përpoq të qetësonte bashkësinë ndërkombëtare këtë javë në një konferencë shtypi. “Dua t’ju kujtoj se ne do t’i falim të gjithë. Vetëm kështu mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin. Çdokush e gjithsecili që ishte kundër nesh do ta falim.” Se sa vlerë kanë këto deklarata duket në ditët e fundit. Organizata “Reporterë pa kufi” i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbajë një takim joformal për shkak të gjendjes së rrezikshme të gazetareve e gazetarëve./DW
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












