Lajme
Gjermani: Nuk ka bllokim për të vaksinuarit, nëse nuk përhapet ndonjë variant i ri virusi
"Të vaksinuarve mund t`u thuhet se asgjë nuk do të ndryshojë për ta, edhe nëse numrat vazhdojnë të rriten", thotë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert
Nëse nuk do të përhapet asnjë virus i ri korona, që do të ishte rezistent ndaj vaksinave, sipas qeverisë federale, njerëzit e vaksinuar nuk duhet të presin më bllokim të ri.
“Të vaksinuarve mund t`u thuhet se asgjë nuk do të ndryshojë për ta, edhe nëse numrat vazhdojnë të rriten” është shprehur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, shkruan srf.ch.
Po kjo vlen edhe për ata që janë shëruar. “Në këto kushte, mund të thuhet: Personat e vaksinuar nuk kanë arsye të përshtaten me kufizimet e reja”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, kandidati për postin e kancelarit gjerman nga SPD, Olaf Scholz gjithashtu ka theksuar të dielën në mbrëmje se nuk duhet të ketë bllokim të ri për ata që janë vaksinuar, transmeton albinfo.ch.
Debati politik sillet më fort rreth pyetjes nëse personave të pa vaksinuar duhet t’u mohohet qasja në të ardhmen në aktivitete që zhvillohen ambiente të brendshme.
Ndërkohë, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka njoftuar për një ndryshim në politikën e qeverisë federale për koronën: Do të hiqen vlerat e mëparshme të incidencës së koronës si udhëzues për masat e reja nga qeveritë federale dhe shtetërore.
“Parametri i ri është ai i shtrimeve në spital gjegjësisht numri i pacientët me Covid-19 të cilët janë shtruar në spital për trajtim”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














