Kosova
Sot protestohet në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur protestë për sot në orën 12:00, përballë stacionit policor në Ferizaj, pas vrasjes së 18-vjeçares, M.O.
Nga kjo qendër kanë njoftuar dje se protesta do të mbahet në orën 12:00.
Sipas kësaj qendre, ky rast përveç që është duke e shpërfaqur mendësinë dhunuese patriarkale, është tregues i dështimit institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet.
“Dje, në qytetin e Ferizajit, edhe një grua u vra në mënyrë arbitrare, për t’u dërguar pa jetë në spitalin e qytetit. Ky rast i femicidit, përveç që është duke e shpërfaqur mendësinë dhunuese patriarkale, është tregues i dështimit institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet.
Të mllefosura/ur nga ky rast dhe realiteti i frikshëm në të cilin jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, ne do të protestojmë pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional. Ky rast, sikundër rastet e mëhershme të vrasjes së grave, nuk është rast i izoluar. Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mlidhemi e të kundërshtojmë. Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











