Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH, thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës
OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk beson se të dhënat aktuale mbështesin nevojën për doza përforcuese ndaj COVID-19.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t’u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u tha gazetarëve gjatë një vizite në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, se përparësi duhet t’i jepet rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.
Zoti Ghebreyesus gjithashtu vuri në dyshim dobinë e vaksinave përforcuese, duke thënë se “ekziston një debat nëse vaksinat përforcuese kanë ndonjë efektshmëri”.
Hungaria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ofroi vaksina përforcuese dhe iu bashkua një numri në rritje të vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, që kanë filluar të ofrojnë ose po planifikojnë të ofrojnë doza të treta për popullsinë e tyre.
OBSH-ja tha javën e kaluar se nuk beson se të dhënat aktuale mbështesin nevojën për doza përforcuese ndaj COVID-19.
Në Shtetet e Bashkuara, më shumë rajone dhe organizata thanë të hënën se do të kërkojnë dëshmi të vaksinimit, pas njoftimit se vaksina e koronavirusit e kompanisë Pfizer mori miratimin e plotë të qeverisë federale.
Zyrtarët e Luizianës thanë se nëpunësve civilë do t’u kërkohej të vaksinoheshin ose të përballeshin me testime të rregullta, ndërsa universitetet në këtë shtet thanë se do të fillonin të urdhëronin vaksinimet për studentët.
Pentagoni tha të hënën se po përgatitet të lëshojë udhëzime për të kërkuar vaksinimin, tani që vaksina Pfizer është miratuar plotësisht. Departamenti i Mbrojtjes kishte thënë më parë se vaksinat do të ishin të detyrueshme deri në mes të shtatorit ose menjëherë pas miratimit nga FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).
Zyrtarët e qytetit të Nju-Jorkut thanë të hënën se i gjithë stafi i shkollave publike, përfshirë mësuesit, duhet të vaksinohen dhe se nuk do të kenë më mundësi që t’i nënshtrohen testimit javor për koronavirusin, në vend që të vaksinohen./voa
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











