Kosova
Protesta në Ferizaj, kërkohet dënim maksimal për Dardan Krivaqën
Qytetarë të shumtë të mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj kanë protestuar në shenjë revolte ndaj vrasjes së 18-vjeçares në këtë qytet.
Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.
Me parulla të shumta dhe thirrje për drejtësi, protestuesit kanë kërkuar dënim maksimal për vrasësit e 18-vjeçares, ndërsa në shenjë revolte kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë.
“Poshtë institucionet patriarkale”, “Jeta e grave, hajgare për shtetin”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, “Dënim maksimal për Arbër Sejdiun”, “Duam drejtësi për Marigonën”, “Drejtësi për krejt gratë e vrame”, “Adresoni dhunën institucionet përgjegjëse”, “Dënime maksimale për vrasësit e grave”, “Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, Përdhunuesit e vrasësit e grave enden të lirë”, “Përdhunuesit në burg”, “Mos e bëni normë vrasjen e grave”, “Mos i lëshoni me procedura të rregullta”, ishin thirrjet kryesore të protestuesit.
Organizatorët e protestës theksuan se nuk ka siguri për gratë dhe ato po rrihen, dhunohen në shtëpi e në rrugë.
“Thirrjet e grave nuk po dëgjohen, ndërsa fajësohen edhe kur vriten”, thanë më tej.
Organizatorët kërkuan nga institucionet që urgjentisht të trajtohet fenomeni i femicitit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.
Po ashtu u kërkua nga Policia e Kosovës që vajzat dhe gratë të trajtohen me dinjitet kur raportojnë rastet e dhunës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih















