Kosova
Rita Ora prezentohet si ‘kosovare’: Kosova është e pavarur tash
Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare Rita Ora nuk heziton në asnjë paraqitje publike të tregojë origjinën e saj dhe të flas për shtetin e Kosovës, shkruan Albinfo.ch.
Megjithatë, së fundmi ajo ka shkaktuar konfuzion në opinion kur ka përmendur termin ‘kosovare’, për të treguar origjinën e saj.
Rita ka sqaruar përdorimin e termave “shqiptare” dhe “kosovare”, të cilat kohë më parë shkaktuan edhe debat. Ajo ka qenë e ftuar tek “Wired”, ku u është përgjigjur të gjitha pyetjeve më të klikuara për të në Google. Derisa po fliste për personazhin e saj të preferuar e që është Jim Belushi, ajo tha se e pëlqen sepse është kosovar duke mos e mohuar krenarinë e saj me figurat që vendi i saj ka nxjerrë, transmeton tutje Albinfo.ch.
“Po jam shqipare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra une kam thënë që shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, theksoi Rita.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit Vendimi i ri i qeverisë shfuqizon rregulloret e mëparshme të viteve 2016 dhe 2023, duke bërë... -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca












