Kosova
Edhe sot mot me shi në Kosovë
Nga e premtja vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë. Të dielën sërish freskët e me shi.
Sipas Prishtina Weather, sot parashihet mot më i freskët dhe me reshje të dobëta shiu, që deri në orët e mbrëmjes pushojnë.
Nga dita e premte do të mbajë mot më i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu. Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kalojë edhe në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.
26.08 – Më freskët. Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu që nga orët e mëngjesit, e gjatë ditës me intervale me diell, e vende-vende edhe me bubullima.
27.08 – Kryesisht me diell, e me vranësira kalimtare gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
28.08 – Vranësira dhe intervale me diell.
29.08 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.
30.08 – Kryesisht me diell.
Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielën zbresin edhe deri në 22C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit Vendimi i ri i qeverisë shfuqizon rregulloret e mëparshme të viteve 2016 dhe 2023, duke bërë... -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca












