Lajme
Premtohen miliarda për sigurinë kibernetike nga kompanitë teknologjike
Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në SHBA u zotuan se do të investojnë miliarda dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike, pas një sërë sulmesh të profilit të lartë ndaj kompanive amerikane.
Drejtuesit e kompanive Microsoft, Google, Amazon, Apple e të tjera u takuan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Biden u tha atyre se ka “shumë punë për t’u bërë” dhe se Qeveria federale nuk mund ta bëjë këtë vetëm.
“Ju keni fuqinë, kapacitetin dhe përgjegjësinë për të rritur pragun e sigurisë kibernetike”, tha Biden.
Agjencitë qeveritare dhe kompanitë private në SHBA janë goditur këtë vit nga disa sulme të mëdha kibernetike.
Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.
Pas takimit të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm për të forcuar sigurinë kibernetike.
Google tha se do të shpenzojë 10 miliardë dollarë, ndërsa Amazon tha se do t’i bëjë falas trajnimet për siguri kibernetike./rel
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ Sopranoja Marigona Qerkezi rikthehet në skenën e “Deutsche Oper am Rhein” me operën “Nabucco”... -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












