Kosova
Kosova do të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë për 1 vit
Kosova pritet të strehojë përkohësisht rreth 2.000 shtetas afganë. Shifra është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radion Europa e Lirë.
Sveçla bëri të ditur se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe, siç u shpreh ai, Kosova mund t’u ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.
“Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata. Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000”, u shpreh Sveçla.
Për ministrin Sveçla, ende nuk ka një afat se kur pritet të mbërrijnë emigrantët afgan. Sa i përket strehimit Sveçla tha se janë disa lokacione, të cilat janë duke u shqyrtuar. Por, pa dhënë detaje se cilat janë ato. Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se të gjithë personat do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi.
“Ata do t’iu nënshtrohen procesit të verifikimit. Janë disa shkallë të verifikimit nëpër të cilat ata do të kalojnë, qoftë nga bashkëpunëtorët tanë, aleatët tanë, qoftë edhe nga shteti i Kosovës. Absolutisht që po, edhe Kosova do të bëjë një verifikim”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit Vendimi i ri i qeverisë shfuqizon rregulloret e mëparshme të viteve 2016 dhe 2023, duke bërë... -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca













