Lajme
Më së shumti mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut janë regjistruar në Zvicër
Regjistrimi i diasporës apo i shtetasve që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut është ende në proces.
E lista e top 5 shteteve nga ku janë regjistruar më së shumti mërgimtarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, deri më 26 gusht 2021, e ka renditur të parën Zvicrën.
Me 62 mijë e 521 mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut që janë regjistruar në shtetin zviceran, e ka bërë Zvicrën të jetë e para në këtë aspekt, duke e lënë pas Gjermaninë me mbi 19 mijë më pak.
Pra, Gjermania renditet e dyta në regjistrimin e mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, me 43 mijë e 196 të regjistruar. Pas saj vjen Italia me 26 mijë e 867 mërgimtarë, Austria me 11 mijë e 55, e po ashtu mërgimtarët që jetojnë përtej oqeanit nuk kanë hezituar të regjistrohen, duke i renditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e pestë, me 8 mijë e 197 mërgimtarë.
Së paku kështu ka njoftuar gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kasam Selimi, i cili ka shpërndarë këtë informacion në rrjetin e tij social, Facebook.
Këtu e gjeni linkun e shkrimit të gazetarit Selimi.
https://www.facebook.com/100003896056242/posts/2179071052232742/?d=n
Ndryshe, mërgata e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohet deri me 30 Shtator 2021.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












