Kosova
Certifikatë vaksinimi ose test negativ për qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës
Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë, të cilat do të zbatohen deri më 13 shtator.
Kështu, duke filluar nga 30 gushti deri më datë 13 shtator, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
- Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
- Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.
- Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19.
- Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.
Nga ky rregull përjashtohen:
- Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve.
- Personat, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19.
- Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit.
- Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobusë ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh.
- Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë.
- Personat nën moshën 18-vjeç.
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia Raportohet se një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi më 25 prill goditi me...
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
Jeta në Zvicër
-
Rreth 2.5 milionë njerëz morën pension pleqërie AHV në vitin 2023 Në fund të vitit 2023, rreth 2.5 milionë njerëz në Zvicër morën pension pleqërie AHV. Kjo...
-
Kamberi shënon, Zuerichu siguroi kualifikimet në Ligën e Konferencës
-
Medina Jusufi Berisha, punon në profesionin që kishte ëndërruar si fëmijë
-
Aviokompania zvicerane që flet shqip
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë