Kosova
Skadon afati i 134 mijë vaksinave anti-Covid në Kosovë
Ministri Vitia tha se atyre u skadoi afati pas dezinformatave ndaj vaksinave Astra Zeneca
134 mijë vaksina Astra Zeneca janë shmangur nga përdorimi nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë pas skadencës së afatit të tyre.
Kjo shkaktoi gjatë ditës debat në opinionin publik, me ç’rast u kritikua Ministria e Shëndetësisë për mungesë të strategjisë së vaksinimit.
Për vaksinat, të cilat u dhuruan si donacion nga Norvegjia për Kosovën, në orët e pasdites mbajti konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Albinfo.ch.
Vitia theksoi se nga sot janë hequr nga administrimi 133.234 vaksina nga kompania AstraZeneca, e tërë kjo nga ndikimi i dezinformatave që quan deri te refuzimi i marrjes së këtyre vaksinave.
“Për ne siguria dhe cilësia e vaksinave është parësore, prandaj nuk kemi pasur kompromis në këtë drejtim, dhe nuk do të kemi. Vaksinat që janë në stoqet tona, janë të sigurta dhe për këtë garantojnë mekanizma, si OBSH, ECDC, e mbi të gjitha EMA dhe FDA”, tha Vitia, përcjell tutje Albinfo.ch.
Pavarësisht këtij lajmi, ministri Vitia siguroi se në Kosovë ka vaksina mjaftueshëm.
“Deri në fillim të javës së ardhshme do të marrim 150 mijë vaksina nga Gjermania, dhe përveç kontratës së nënshkruar me Pfizer, dozat e të cilave do të vijnë në fillim të çdo jave, Republika e Kosovës vazhdimisht do të pranojë doza të shumta nga shtetet mike që janë treguar solidar që nga fillimi i pandemisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











