Kosova
Lajmërohet Donika Gërvalla: Jam me Covid-19, por në gjendje stabile
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas disa raportimeve se ajo është në gjendjen të rëndë nga virusi Covid-19
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka konfirmuar se është e infektuar me Covid-19, por ajo sqaron se gjendjen e ka stabile.
“Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda”, ka shkruar mes tjerash Gërvalla.
Më tutje ajo ka thënë se teknologjia bën të mundur kryerjen e shumicës së detyrave edhe nga distanca, prandaj edhe gjatë karantinës ka shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar, ndër të tjera, edhe biseda të shumta të rëndësishme me kolegë nga e gjithë bota.
“Jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit. Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë”, shkruan tutje ajo.
“Duke u vaksinuar vetë dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë, secili prej nesh mund të japë një kontribut të vlefshëm në kapërcimin e kësaj sfide, e cila ka përfshirë gjithë botën dhe si pjesë të kësaj bote, edhe Kosovën”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










