Kosova
920 infeksione dhe 28 vdekje nga Covid-19 në Kosovë
Rastet kanë dalë nga testimi i 10.321 mostrave. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 28 persona si pasojë e koronavirusit. Këtë njoftim e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të së martës, ku thuhet se janë regjistruar 920 raste të reja nga testimi i 10.321 mostrave.
Në vazhdim, njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.
Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
Në total numri i rasteve aktive është 24.484.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













