Bota
Pse ka mbetur shprehja “pastrim parash”
Sot “paratë e pista” vijnë kryesisht nga trafikimi i drogës, aktivitetet e mafias, shitja e armëve, e kështu me radhë
Në vitet 1920, paratë e paligjshme në SHBA erdhën nga pije të futura kontrabandë në vend dhe për t’i ricikluar bandat kriminale hapën një rrjet biznesi larjesh dhe pastrimi.
Kjo është arsyeja pse sot flitet për “larje” të parave. Sot “paratë e pista” vijnë kryesisht nga trafikimi i drogës, aktivitetet e mafias, shitja e armëve, e kështu me radhë. Për këtë qëllim, përmes hapjes së kompanive dhe llogarive rrjedhëse në vendet që garantojnë anonimitet (nga Zvicra në Luksemburg, deri në parajsat e ndryshme tropikale tatimore), paratë kalojnë përmes transfertave elektronike bankare, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Këto transferta gjithnjë e më shumë zhdukin gjurmët duke bërë në një farë mënyre që këto para “të harrohen” për disa kohë. Më pas paratë kthehen në vendin e origjinës për t’u ri-investuar në aktivitetet ligjore: hotelet, restorantet, baret, kompanitë e pasurive të paluajtshme, supermarketet dhe aktivitetet prodhuese të llojeve të ndryshme.
Trafikimi i vetëm i drogës në botë, sipas disa studimeve, gjeneron rreth 500 miliardë dollarë në vit, po aq sa dhe tregu i naftës. Një sasi në gjendje për të ndryshuar ekonominë, duke bërë të mundur hapjen e shumë aktiviteteve prodhuese edhe më konkurruese sesa ato të financuara nga paratë e ligjshme dhe njëkohësisht duke kërcënuar stabilitetin e sistemeve falë fuqisë së saj të korrupsionit të autoriteteve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














