Autotech
Versioni i ri i PES-it del në shitje më 30 shtator
Këto janë 9 ekipet e para në eFootball
Një kapitull i ri në ekskluzivitetin Pro Evolution Soccer fillon këtë shtator. Konami tashmë ka njoftuar se edicioni i këtij viti PES, i riemëruar në eFootball, do të kalojë në modelin free2play, dhe tani është njoftuar data e saktë e mbërritjes.
Në vend të një lëshimi të plotë, eFootball do të shfaqet me përmbajtje të kufizuar që do të rritet nga sezoni në sezon, domethënë përmes azhurnimeve. eFootball do të dalë më 30 shtator dhe sjell me vete 9 ekipe që do të jenë në dispozicion për të luajtur përmes ndeshjeve miqësore në formatin lokal dhe online.
Do të ketë 6 stadiume, Emirates, Camp Nou, Old Trafford, Allianz Arena, Allianz Stadium dhe eFootball Stadium. Përputhshmëria ndërgjenerative do të jetë e disponueshme që nga fillimi, që do të thotë se lojtarët në tastierë më të vjetër mund të luajnë kundër atyre në pajisjet e gjeneratës tjetër. Përputhja ndër-platformë nuk përmendet tani për tani.
Kjo tani për tani duket mjaft si një version demo i lojës që ende nuk shfaqet. Konami premton se gjendja e përmbajtjes do të korrigjohet rrënjësisht gjatë vjeshtës, kur do të shtohen mënyra të shumta të lojës, opsionet e Ekipit Krijues dhe më shumë klube.
Klubet e para që do të jenë në dispozicion për të luajtur janë:
Arsenal
Barcelona
Bayern Munich
Corinthians Paulista
Flamengo
Juventus
Manchester United
River Plate
Sao Paulo.
https://mobile.twitter.com/play_eFootball/status/1433356286175940611?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1433356286175940611%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fversioni-ri-pes-del-ne-shitje-30-shtator-keto-jane-9-ekipet-e-para-ne-efootball%2F
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025












