Kuriozitete
Parashikohet rritje drastike e vlerës së Bitcoin, mund të arrijë në 100 mijë euro
Ekipi i ri hulumtues i kriptomonedhës në kompaninë britanike të shërbimeve bankare “Standard Chartered” parashikon rritje të madhe të vlerës së Bitcoin.
Vlera e bitcoin parashihet të dyfishohet dhe mund të arrijë në 100,000 në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, si dhe se në planin afatgjatë mund të shkojë deri në shifrat prej 175,000 dollarëve, raporton Reuters, transmeton Albinfo.ch.
Kompania gjithashtu iu referua Etherumit, kriptomonedhës së dytë më të njohur, duke vlerësuar se mund të rritet në nga 26,000 deri në 35,000 dollarë. Sidoqoftë, që Etherum të arrijë këtë çmim, Bitcoin do të duhej të afrohej në 175,000 dollarë.
“Si një mjet këmbimi, Bitcoin mund të bëhet metoda dominuese e pagesës ‘peer-to-peer’ në botën e ardhshme pa para”, kanë thënë anëtarët e ekipit të analistëve të udhëhequr nga Geoffrey Kendrick, raporton Reuters.
“Në mënyrë ciklike, ne presim një kulm prej rreth 100,000 dollarë në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022”, thanë ekspertët britanik.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












