Lajme
Zyra Federale e Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin tre muaj pas shërimit nga Covid
Njerëzit që kanë Covid-19 duhet të vaksinohen tre muaj pas shërimit dhe jo gjashtë muaj, thotë Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).
Ky rekomandim i ri është bërë për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës Delta, shpjegoi të premten Virginie Masserey, kryesuese nga seksioni i sëmundjeve infektive të FOPH, përcjell albinfo.ch.
“Imuniteti që merrni nga një infeksion [varianti Delta] tani ofron më pak mbrojtje sesa me variantet e tjera”, tha Masserey për radio publike zvicerane RTS.
Njohuritë aktuale shkencore në lidhje me mbrojtjen dhe imunitetin kundër varianteve tregojnë se njerëzit që janë shëruar nga Covid duhet të përfitojnë nga ky “imunitet i zgjatur nga tre muaj pas një infeksioni”, tha zyrtarja shëndetësore, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant













