Kosova
Gjatë pandemisë, në Kosovë u rrit kërkesa për ar
Këtë vit në Kosovë u importuan 72 kilogramë ar
Bëhet e ditur se gjatë pandemisë, më 2021, në Kosovë ka pasur rritje të importit të arit, tregojnë të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës. Nga janari i këtij viti e deri në gusht janë importuar mbi 72 kilogramë metale të çmuara, apo rreth 30 kilogramë më shumë sesa vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2020 ishin importuar rreth 33 kilogramë, më 2019 45 kilogramë, në vitin 2018 rreth 56 kilogramë dhe në vitin 2017 ishin importuar 44 kilogramë ari.
Për këto pesë vjet, Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, është shprehur se janë importuar “rreth 270 kilogramë me vlerë mbi 7 milionë euro”.
Importi bëhet kryesisht nga Turqia dhe Italia.
Një kilogram ari, sipas Shoqatës së Artarëve të Kosovës, sillet rreth 49,000 euro.
Kryetari i kësaj shoqate, Enver Pakashtica, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sivjet ka pasur rritje të shitjes së metalit të çmuar më shumë sesa vitin paraprak.
Vitin e kaluar Kosova është përballur me masa kufizuese për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nuk është lejuar organizimi i ahengjeve dhe gjatë pushimeve ka ardhur një numër i vogël i qytetarëve të Kosovës, që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Ndërkaq, sivjet dasmat dhe ahengjet e ndryshme janë lejuar, çka ka bërë që të ketë përmirësim edhe në shitjen e arit. Në këto tubime, zakonisht gratë vendosin më shumë ari, si vathë, unaza, byzylykë dhe aksesorë të tjerë.
“Në dallim prej vitit të kaluar, shitje ka pasur mirë. Një fluks më i madh nëpër dyqane ka qenë nga qytetarët e diasporës. Ata 15 muaj nuk kanë qenë në Kosovë dhe sivjet kanë shpenzuar më shumë. Diasporës duhet t’i falënderohemi. Por, ka raste që qytetarët blejnë ari si rezervë, sepse investimi më i qëllueshëm është metali i çmuar”, ka thënë ai.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk ka treguar për numrin e dyqaneve që merren me këtë veprimtari në Kosovë.
Përveç qytetarëve që, në mënyrë individuale sigurojnë rezerva të arit, një veprim të tillë e bëjnë dhe shtetet. Republika e Kosovës është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit. Serbia ka 19.8 tonë rezerva ari, Maqedonia e Veriut 6.9 tonë, Bosnjë dhe Hercegovina 3 tonë dhe Shqipëria 1.6 tonë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg















