Lajme
Italia, drejt referendumit për të legalizuar kanabisin
Italia po shkon drejt referendumit për të legalizuar kanabisin, pasi një grup aktivistësh ka arritur të mbledhë mbi 500 mijë nënshkrime në vetëm një javë.
Aktivistët e kanë konfirmuar lajmin me anë të një postimi në Facebook, ku shkruajnë se diçka e tillë nuk është parë ndonjëherë.
Referendumet popullore në Itali mund të organizohen nëse merren 500.000 nënshkrime dhe aktivistët morën shumën e nevojshme përpara afatit të 30 shtatorit.
Nëse publiku voton për dekriminalizimin e kanabisit, blerja, shitja dhe kultivimi i drogës do të bëhen të ligjshme sipas ligjit italian. Në Itali tregtarët e kanabisit dhe drogëve të tjera të ngjashme mund të përballen me deri në 10 vjet burgim nëse shpallen fajtorë.
“Nëse kanabisi do të ishte i ligjshëm, do t’u jepte fund gjykimeve të panevojshme”, thonë aktivistët.
Kjo pasi sasi të vogla të drogës do t’u siguroheshin pacientëve që e përdorin atë për të lehtësuar dhimbjen.
Grupi thekson se ‘Legalizimi i kanabisit do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do të rriste të ardhurat nga taksat për shtetin, duke e vendosur vlerën e përafërt në 7 miliardë euro’.
Nëse propozimi miratohet nga Gjykata e Lartë, peticioni do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe për të vlerësuar nëse ligji do të ishte në përputhje me Kushtetutën italiane./Euronews
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












