Kosova
Policia e Kosovës kalon me automjete të blinduara nëpër Zubin Potok
Në ditën e shtatë të vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, në veri të Kosovës, situata vijon të jetë e tensionuar.
Më serioze situata duket në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, ku janë shënuar dhe disa incidente. Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut, duke shkuar rrugës për në Bërnjak.
Zubin Potoku është një zonë me shumicë serbe dhe shpesh aty ka pasur shumë incidente. Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit.
Një ditë më parë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë, ku qendra është djegur.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











