Kinema
“Squid Game”, kryeson listën e shikueshmërisë në 80 vende
“Squid Game”, një triler me tematikë mbijetesën, është aktualisht shfaqja televizive më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që po kryeson listat.
Deri këtë muaj, seria më e shikuar joanglez i Netflix ishte “La Casa De Papel”, një dramë kriminale spanjolle.
Megjithatë, tani në çdo rrjet social po flitet rreth trilerit të ri korean që është bërë një hit që nga koha kur u publikua në Netflix dy javë më parë (më 17 shtator).
Në “Squid Game”, një grup me 456 persona luajnë një lojë, e cila u kushton jetën nëse humbin, por në të njëjtën kohë kanë mundësinë të largohen me rreth 39 milionë dollarë nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërave.
Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash për fëmijë, të manipuluara.
Seria është ide e skenaristit koreano-jugor, Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të nëntë episodet.
“Njerëzit janë të dhënë pas ironisë se rrezikojnë jetën e tyre për të fituar një lojë fëmijësh. Lojërat janë të thjeshta, kështu që ata të cilët e shohin, mund të fokusohen më shumë në karakteret se sa në atë se sa komplekse janë rregullat e lojës”, tha regjisori i “Squid Game” në një intervistë.
Një nga avantazhet e mëdha që ka Squid Game mbi seritë e tjera në gjuhë të huaj është se është publikuar në gjithë botën, me një version të dubluar anglisht.
Seria koreane, e përqendruar në një lojë brutale të mbijetesës, është në rrugën e saj për të mposhtur romancën “Bridgerton” për t’u bërë seria më e madhe origjinale e platformës transmetuese e të gjitha kohëve./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet












