Lajme
Cilat janë kompanitë më të mira për të punuar në Europë?
150 kompanitë më të mira ku mund të punoni në Europë
Identifikimi dhe përcaktimi se cilat janë 150 kompanitë më të mira ku mund të punoni në Europë, ky është qëllimi i “Europe’s Best Workplaces 2021”, shoqëri lider në studimin dhe analizimin e klimës së kompanive dhe employer branding, që përfshin 21 vende të kontinentit të vjetër dhe 3 mijë sipërmarrje.
Europe’s Best Workplaces, edicioni i 19-të, bën një nënndarje në katër kategori (kompani të mëdha, të mesme, të vogla dhe kompani shumëkombëshe), në bazë të numrit të punonjësve të pranishëm dhe rritjes në lidhje me pjesëmarrjen. Edicioni i këtij viti numëron 25 kompani më shumë krahasuar me vitin e kaluar (nga 125 në 150).
Cilat janë kompanitë më të mëdha ku mund të punosh në Europë?
DHL është kompania më e mirë për të punuar në Europë në kategorinë e kompanive shumëkombëshe. Ajo ndiqet nga AbbVie e Cisco.
Në kategorinë e kompanive më të mëdha – me më shumë se 500 punonjës, kompania më e mirë për të punuar në Europë është Kuveyt Turk, ndjekur nga Sii Polska dhe Regeneron Ireland.
Në kategorinë e kompanive të mesme (që numërojnë nga 50 deri në 499 punonjës) dhe kompanive të vogla (nga 10 deri në 49 punonjës), kryesojnë përkatësisht Afas Software dhe Viisi Hypotheken.
Afas Software ndiqet nga Workhuman dhe LR Technologies Groupe në kategorinë e kompanive të mesme.
Ndërsa Utopies dhe Holle baby food AG renditen përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në kategorinë e kompanive të vogla.
Reklamë:
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












