Lajme
Microsoft hedh në treg sistemin e ri të operimit Windows 11
Microsoft ka hedhur në treg sistemin e ri të operimit, Windows 11, që do të përditësojë kompjuterët, të cilët kanë një sistem operimi Windows 10. Sistemi i ri është konceptuar “më i thjeshtë dhe më i shpejtë”.
“Si njësi matëse përdora babain tim. Ai është 89 vjeç. Jam shumë i lumtur për të që përmes një butoni do të mund të përditësojë sistemin”, tha Panos Panay, shefi i produkteve të Microsoft.
Windows 11 vjen me ndryshime thelbësore në dizajn, së bashku me disa thjeshtime e përmirësime të mënyrës se si funksionon sistemi.
Menuja “Start” do të shfaqet në qendër të ekranit, me opsionin që përdoruesi të mund ta zhvendosë sipas dëshirës. Me një klikim, menuja shfaq një listë me aplikacionet më të përdorura.
Dyqani virtual Microsoft Store ka ndryshuar krejtësisht dhe do të lejojë palët e treta që të zhvillojnë aplikacione dhe t’i shesin ato duke mbajtur si komision një shifër simbolike.
Përditësimi ka nisur me pajisjet në Azi dhe do të vazhdojë gradualisht edhe në vendet e tjera të botës. Microsoft premton se procesi do të jetë i thjeshtë dhe në gjendje që të kryhet edhe nga përdorues me njohuri minimale të sistemit të operimit.
Përshtypjet e deritanishme nga ata pak persona që e kanë instaluar janë përgjithësisht pozitive. Ata thonë se sistemi i ri është më i thjeshtë, më i shpejtë, por mbetet problemi i zakonshëm ku në kutinë e kërkimit “search”, Microsoft favorizon motorin e vet të kërkimit Bing dhe shfletuesin (browser) Edge.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











