Lajme
Çmimet e ushqimit nëpër botë, më të lartat në 10 vitet e fundit
Çmimet botërore të ushqimit u rritën për të dytin muaj radhazi në shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar, deklaroi agjencia ushqimore e OKB-së.
Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë me bazë në Romë (FAO) gjithashtu parashikoi një prodhim rekord global të drithërave në vitin 2021, por tha se ai do të tejkalohej nga konsumi i parashikuar.
Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s, që gjurmon çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore më të tregtuara në botë, ishte mesatarisht 130.0 pikë muajin e kaluar, niveli më i lartë që nga shtatori 2011, sipas të dhënave të agjencisë, transmeton Reuters.
Shifra për muajin gusht u rishikua në 128.5, nga 127.4 që ishte për të njëjtin muaj.
Në bazë vjetore, çmimet u rritën me 32.8% në shtator.
Çmimet e mallrave bujqësore janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, të ndikuara nga pengesat në korrje dhe rritja e kërkesës në Kinë.
Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO u rrit me 2.0% në shtator nga muaji i mëparshëm. Kjo u parapri nga një rritje prej gati 4% e çmimeve të grurit, dhe agjencia e OKB-së vuri në dukje uljen e disponueshmërisë së eksporteve për shkak të kërkesës së madhe.
“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve,” tha krye ekonomisti i FAO-s, Abdolreza Abbassian në një deklaratë.
Çmimet botërore të vajit bimor u rritën me 1.7% në bazë mujore dhe treguan një rritje vjetore prej rreth 60%, pasi çmimet e vajit të palmës u rritën nga kërkesa e fuqishme e importit dhe shqetësimet për mungesat e fuqisë punëtore në Malajzi, tha FAO.
Çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor. Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s.
Për prodhimin e drithërave, FAO parashikoi një prodhim rekord botëror prej 2.800 miliardë ton në vitin 2021, pak më tepër se 2.788 miliardë që ishte parashikuar një muaj më parë.
Kjo do të ishte nën nivelin e përdorimit botëror të drithërave prej 2.811 miliardë tonë, një parashikim i rishikuar nga 2.7 milionë tonë një muaj më parë, kryesisht për të pasqyruar rritjen e përdorimit të grurit për ushqyerjen e kafshëve, tha FAO në një shënim mbi ofertën dhe kërkesën e drithërave.
Rezervat globale të drithërave pritet të ulen në periudhën 2021/22, por ende do të jenë në një nivel të mjaftueshëm, shtoi FAO.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025












