Lajme
FSK-së, medalja e argjendtë në Mbretërinë e Bashkuar
Njësiti i FSK-së zuri vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin prestigjioz ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar
Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, njësiti i FSK-së zuri vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin prestigjioz ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky ushtrim tejet sfidues organizohet çdo vit në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike dhe nga shumë vende të tjera.
Falë bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, kjo është hera e katërt që pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë duke arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe atasheu ynë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Beton Retkoceri dhe këshilltari i KOMFSK-së, nënkoloneli britanik, Martin Browning.
Gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol” njëherazi është ushtrim i fokusuar në mision dhe i bazuar në skenar.
Edhe pse nuk është garë, performanca e njësisë vlerësohet gjatë gjithë kohës dhe më të mirët shpërblehen me medalje.
Ky ushtrim këtë herë ka përfshirë kalimin e distancës rreth 60 kilometra, ku secili pjesëtar bart 35 kilogramë peshë dhe gjatë tërë kohës vlerësohen në shkathtësitë e luftimit të afërt, ndihmën e parë, identifikimin e armëve, automjeteve, minave, materieve të rrezikshme etj./KP
E-Diaspora
-
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë Mërgimtarët këtë mëngjes të së shtunës nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.... -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












