Integrimi
Një shqiptar në mesin e krerëve të skeptikëve të koronës në Zvicër
Në mesin e atyre që u prezantuan në këtë konferencë ishte edhe 31 vjeçari shqiptar Gzim Zymberi i cili përfaqëson lëvizjen "Mass-Voll"
Organizatat që tubojnë skeptikët e koronës, si “Miqtë e Kushtetutës”, Rrjeti i Vendimit rreth Vaksinimit, lëvizja “Mass-Voll” dhe aleanca e “kantoneve të vjetra” kanë mbajtur konferencën e tyre për media, për të prezantuar iniciativën e tyre kundër ligjit të ri Covid.
Në këtë iniciativë nuk është përfaqësuar SVP, e cila është e vetmja parti e madhe që ka refuzuar ligjin, raporton 20minuten.ch.
Dy ditë më parë është njoftuar gjithashtu se edhe një komitet tjetër po lufton ligjin – i quajtur çuditërisht “Të vaksinuarit kundër ligjit Covid”, anëtarja më e njohur e të cilit është shkrimtarja Sibylle Berg.
Ligji do të votohet më 28 nëntor.
Në mesin e atyre që u prezantuan dhe mbajtën fjalime në këtë konferencë ishte edhe 31 vjeçari shqiptar Gzim Zymberi, shkruan albinfo.ch.
Ai është një fytyrë e re në mesin e kritikëve të strategjisë së Këshillit Federal dhe përfaqëson lëvizjen “Mass-Voll”, të rinjtë dhe “Secondo-t”. 31-vjeçari nga Usteri i Cyrihut është bërë anëtar i bordit të organizatës “Mass-Voll” që nga maji i vitit 2021 dhe punon me orar të plotë si nëpunës shitjesh në Entin e Botimit të Mjeteve Mësimore të Cyrihut (Zürcher Lehrmittelverlag).
Zymberi ka ardhur nga Kosova në Zvicër në moshën pesëvjeçare, me prindërit, dy motrat dhe një vëlla.
Në fjalën e tij para mediave ai veç tjerash ka thënë: “Bëhet fjalë për të rinjtë. Atyre u janë grabitur perspektivat e tyre dhe, për pasojë, vuajnë jashtëzakonisht shumë”, transmeton albinfo.ch.
Zymberi e ka theksuar se këtë po e sheh edhe në mjedisin e tij të punës. Shumë praktika (formime profesionale) është dashur të anulohen sepse ekonomia po vuan nga masat e koronës. Pastaj këtu hyn edhe detyrimi për mbajtje të maskës në shkolla dhe kështu me radhë.
Ai kishte ardhur dikur në Zvicër, në këtë vend të sigurt dhe të lirë, dhe tani dëshiron të punojë për liri, ka thënë veç tjerash Gzim Zymberi.
Duhet thënë se prania e shqiptarëve në mesin e skeptikëve të koronës në Zvicër është theksuar edhe më parë, në raste të ndryshme, shkruan albinfo.ch. Kështu, veç tjerash, në një marsh protestues të mbajtur të premten e kaluar në Bazel, krahas flamurit zviceran dhe atyre të kantoneve, u pa edhe një flamur shqiptar, si i vetmi, i huaj, siç mund të shihet në foton më poshtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











