Lajme
61 për qind e zviceranëve do ta votonin Ligjin Covid
Përveç SVP-së, ndryshimet i hedhin poshtë shumica e atyre që janë dyshues ndaj qeverisë dhe ata që nuk janë vaksinuar kundër Koronës
Më 28 nëntor elektorati i Zvicrës do të vendosë për tri propozime federale. Por, nëse referendumi do të ishte zhvilluar më 9 tetor, zviceranët do ta miratonin amendamentimin e Ligjit për Covidin dhe iniciativën e kujdesit shëndetësor (infermierore).
Vetëm sa i përket nismës së tretë në votim, asaj të drejtësisë, rezultati duket pa fitues, shkruan srf.ch.
Në vazhdim, rezultatet kryesore të sondazhit të parë SRG, të realizuar nga instituti kërkimor gfs.bern në emër të SRG SSR:
Ligji Covid gëzon mbështetje të gjerë
Në përgjigje të zhvillimit të krizës së koronës, ligji Covid-19 është ndryshuar tashmë disa herë. Pas referendumit, elektorati pati miratuar ligjin më 13 qershor 2021 me 60 për qind. Një pjesë e projektligjit do të hidhet sërish në votim më 28 nëntor.
Bëhet fjalë për rregullimet që Parlamenti ka vendosur në muajin mars 2021. Një nga pikat më të rëndësishme është baza ligjore për certifikatën Covid për personat e shëruar, të vaksinuar dhe të testuar për të lehtësuar udhëtimet jashtë vendit dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në ngjarje të caktuara.
61 për qind e të anketuarve do të votonin për ndryshimin e Ligjit Covid, sikur për të do të votohej më 9 tetor, transmeton albinfo.ch. Nga poli i majtë politik deri tek FDP, mbështetja e ndryshimeve në ligjin Covid është solide.
Përveç mbështetësve të SVP-së, ndryshimet në fjalë i hedhin poshtë edhe shumica e atyre që janë dyshues ndaj qeverisë dhe ata që nuk janë vaksinuar kundër Koronës
Iniciativa infermierore, në rrugë drejt suksesit
78 për qind e atyre që kanë të drejtë vote do të kishin votuar për iniciativën e kujdesit shëndetësor (infermierore) pesë javë para votimit dhe vetëm 15 për qind, kundër. Kjo mund ta bëjë nismën e parë të udhëhequr nga sindikatat që nga viti 1981 që do të miratohet.
Shkalla e miratimit është e lartë në të gjitha grupet e ekzaminuara.
Ngërç në nismën e drejtësisë
Ndryshe nga dy nismat e para, ende është gjithçka e hapur në fushatën e votimit për nismën e drejtësisë. Një shumicë e ngushtë prej 43 për qind e njerëzve me të drejtë vote e mbështesin referendumin dhe 42 për qind janë kundër. Por një përqindje e lartë prej 15 për qind ishin ende të pavendosur në kohën kur u realizua sondazhi, më 9 tetor.
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












