Lajme
Kosova i shpalli persona non-grata dy zyrtarë rusë, reagon MPJ e Rusisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Kosovës për shpalljen e dy zyrtarëve rusë si persona non-grata.
MPJ e Rusisë në faqen zyrtare të saj ka reaguar, duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh antirus.
“Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar – përfshirë publikisht – se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë nuk sjell ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, ata janë akredituar pranë Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe nuk kanë lidhje me strukturat e këtij shteti të vetëshpallur”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharaova.
Zakharaova ka kërkuar garanci nga UNMIK-u e forcat ndërkombëtare për personelin e saj në Prishtinë.
“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe Forcës Ndërkombëtare për Kosovën, në kuadër të kompetencave sipas Rezolutës 1244, të sigurojnë siguri të besueshme dhe kushtet e nevojshme për punën e plotë të personelit në Zyrën Ruse në Prishtinë. Ne presim garancitë përkatëse me shkrim nga administrata e OKB-së. Shpresojmë që sjellja sfiduese e liderëve kosovarë të marrë kualifikimet e duhura kritike”, ka thënë Zakharaova.
Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë janë shpallur të padëshirueshëm në territorin e Kosovës, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












